Studiuesja italiane zhvilloi një vizitë hulumtuese në Fakultetin e Filologjisë

27 Qershor 2025
SHARE

Nga data 20 deri më 27 qershor 2025, në Departamentin e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë qëndroi për vizitë studiuesja italiane Corinne Bove, studente e Universitetit të Napolit “L'Orientale”.

Hulumtuesja Bove është duke u marrë me çështjen e të drejtave të grave në shoqërinë kosovare, si dhe me ndikimin e religjionit në raportet gjinore dhe ato etnike.

Gjatë qëndrimit të saj në Fakultetin e Filologjisë, ajo zhvilloi intervista me profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe siguroi literaturën e nevojshme për avancimin e studimit të saj.

Corinne Bove është e specializuar për gjuhë arabe dhe shkenca islame.

Duhet theksuar se kjo vizitë u realizua në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit “L'Orientale” të Napolit.