Të nderuar studentë,
Senati i Universitetit, në mbledhjen e mbajtur më 29/1/2025, ka miratuar vendimin për kohëzgjatjen e përfundimit të studimeve për nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, për studentët që kanë tejkaluar dyfishin e kohëzgjatjes së rregullt të studimeve.
Bashkëngjitur gjeni Vendimin me Nr. Prot.: 198, datë 7/2/2025. Për çdo paqartësi, ju lutemi të kontaktoni shërbimet përkatëse të studentëve sipas nivelit të studimeve.
D E K A N A T I