Universiteti i Prishtinës njofton të gjithë kandidatët e interesuar për të aplikuar për regjistrim në studimet bachelor për vitin akademik 2026/2027, sipas Konkursit nr. 1/1999, të datës 29.06.2026, se afati për aplikim shtyhet edhe për një (1) ditë, përkatësisht deri më 7 korrik 2026, në ora 16:00.
Vendimi për shtyrjen e afatit është marrë me qëllim të garantimit të trajtimit të barabartë të të gjithë kandidatëve, duke pasur parasysh se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është në proces të shqyrtimit të ankesave të maturantëve lidhur me rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore, ndërsa rezultatet përfundimtare të këtyre ankesave publikohen më 6 korrik 2026.
Me këtë shtyrje u mundësohet edhe kandidatëve – maturant, rezultatet e të cilëve mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të aplikuar në Universitetin e Prishtinës në kushte të barabarta me të gjithë kandidatët e tjerë.
Prandaj, afati i fundit për aplikim për regjistrim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027 është data 7 korrik 2026, deri në ora 16:00.
Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që aplikimin ta përfundojnë brenda këtij afatit.