REVISTA "FILOLOGJI"

 

“Filologji” është revistë për studime filologjike, e cila i kushtohet studimit të teksteve në format e ndryshme në të cilat ato paraqiten (të folura, të shkruara, digjitale, të performuara, historike e bashkëkohore). Revista “Filologji” boton artikuj shkencor origjinal dhe recensione mbi tema nga fusha e filologjisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Marrë parasysh kompleksitetin multikulturor e multimedial të përdorimit të fjalës/tekstit në shek. XXI, revista inkurajon edhe botimin e artikujve që tejkalojnë kufijtë tradicional të studimit filologjik dhe trajtojnë tekstet në mënyrë ndërdisiplinare. Revista është e hapur për studime të strukturës së gjuhës, studime gjuhësore tipologjike, të kontakteve gjuhësore, studime letrare, etj.   

       Revista, aktualisht është e indeksuar në CEEOL dhe synon të indeksohet edhe në platforma të tjera.

      Të gjitha dorëshkrimet e dorëzuara për botim do t’i nënshtrohen një procesi të rishikimit të dyfishtë (double-blind peer review) nga recensentët për të siguruar standardet më të larta të cilësisë akademike.

     Të gjitha dorëshkrimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e redaksisë: [email protected] 


Udhëzime për autorë

Dorëshkrimi duhet ta përmbajë max. 7000 fjalë dhe ta ketë strukturën Hyrje - Metoda - Rezultate – Diskutim, si dhe:

  • Emrin dhe mbiemrin e autorit
  • Emrin e institucionit (nëse ekziston)
  • Titullin, abstraktin dhe fjalët kyçe (minimum 4 fjalë kyçe) në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Bibliografinë

Redaksia e revistës rezervon të drejtën për t’i vlerësuar punimet dhe për të mos i botuar ato nëse konstaton se ato nuk i plotësojnë kriteret formale dhe shkencore. Ajo do ta informojnë autorin nëse teksti pranohet për botim pas përfundimit të procesit të rishikimit (double-blind peer review).   

Dorëzimi i dorëshkrimeve, përpunimi dhe publikimi i punimeve është pa pagesë, dhe të gjitha të drejtat e autorit të dorëshkrimit i transferohen revistës.

Botuesi (Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë) ka të drejtë të riprodhojë dhe shpërndajë punimin në formë të shtypur dhe elektronike.

 

ISSN 3027-5113 (Online), ISSN 3027-5105 (Print)

 

 

JOURNAL "FILOLOGJI"

"Philology" is a journal for philological studies, which is dedicated to the study of texts in the various forms in which they are presented (spoken, written, digital, performed, historical and contemporary). "Filologji" publishes original research articles and reviews on topics from the field of philology in Albanian and English. Considering the multicultural and multimedia complexity of word/text usage in the 21st century, the journal also encourages the publication of articles that exceed the traditional boundaries of philological study and have an interdisciplinary approach. The journal is open to studies on language structure, typological linguistic, language contact, literary studies, etc.

        The journal is currently indexed in CEEOL and aims to be indexed in other platforms as well.

       All manuscripts submitted for publication will undergo a double-blind peer review process to ensure the highest standards of academic quality.

      All manuscripts must be submitted electronically to the editorial address: [email protected]

 

Guidelines for Authors

The manuscript must contain max. 7000 words and have the structure Introduction - Method - Results - Discussion, as well as:

  • Name and surname of the author
  • The name of the institution (if applicable)
  • Title, abstract and keywords (minimum 4 keywords) in Albanian and English.
  • Bibliography

The editorial board of the journal reserves the right to evaluate the papers and not to publish them if it finds that they do not meet the formal and scientific criteria. They will inform the author if the text is accepted for publication after completing the double-blind peer review process.

Submission of manuscripts, processing and publication of papers is free of charge, and all manuscript copyrights are transferred to the journal.

The publisher (University of Pristina - Faculty of Philology) has the right to reproduce and distribute the paper in printed and electronic form.

 

ISSN 3027-5113 (Online), ISSN 3027-5105 (Print)

Redaksia/Editorial Board

Prof. Asoc. Dr. Blertë Ismajli (kryeredaktore/editor in chief), Prof. Dr. Muhamet Hamiti, Prof. Dr. Nysret Krasniqi, Prof. Asoc. Dr. Russana Beyleri, Asoc. Prof. Dr. Giuseppina Turano, Prof. Dr. Persida Asllani, Prof. Dr. Shkumbin Munishi, Dr. Artur Karasiński, Mag. Přemysl Vinš.