Ballkanistikë
NORMAT E KALUESHMËRISË SË PROGRAMIT
Si të gjitha njësitë akademike të universitetit, ashtu edhe ky program aplikon sistemin e mëposhtëm të vlerësimit të suksesit të studentëve:
10 (shkëlqyeshëm): 90-100
9 (shkëlqyeshëm): 80-89
8 (shumë mirë): 70-79
7 (mirë): 60-69
6 (mjaftueshëm): 50-59
5 (pamjaftueshëm): 0-49
-
Për ta kaluar lëndën, studenti duhet të arrijë të paktën 50% të totalit të pikëve, gjë që i mundëson të marrë notën 6 (mjaftueshëm) si nivel minimal të kalueshmërisë.
PERSPEKTIVAT E PUNËSIMIT TË TË DIPLOMUARVE
Programi i Ballkanistikës është zhvilluar mbi bazën e një analize të detajuar të nevojave të tregut të punës dhe kërkesës për specialistë në komunikim ndërgjuhësor dhe ndërkulturor, me fokus në gjuhët shqipe, BSKM (boshnjakisht, serbisht, kroatisht, malazezisht) dhe anglishten. Si program poligjuhësor dhe me karakter kulturor (gjuhët dhe kulturat e Ballkanit), ai ofron profil fleksibël dhe rrit mundësitë e punësimit, pasi kompetencat e fituara janë të transferueshme në sektorë të ndryshëm.
Në nivel të UP-së funksionon Shoqata ALUMNI me zyrë të vetën, e cila mbështet të diplomuarit në tranzicionin drejt tregut të punës përmes rrjetëzimit, bashkëpunimeve profesionale dhe përfshirjes së të diplomuarve të suksesshëm në ligjërata/këshillime për studentët.
Të diplomuarit e Fakultetit të Filologjisë (përfshirë profilin e Ballkanistikës) punësohen në:
-
institucione publike dhe private të arsimit (universitete, kolegje, shkolla profesionale, etj.);
-
organizata dhe projekte në mbështetje të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor (p.sh. përkthyes, administrues projektesh, këshilltarë);
-
media të shtypura dhe elektronike;
-
ministri, drejtori dhe institucione të administratës publike;
-
veprimtari të pavarura (p.sh. përkthyes, shkrimtarë, publicistë).
Në mënyrë specifike, të diplomuarit mund të ushtrojnë profesionet e mëposhtme:
-
Mësimdhënës të gjuhëve ballkanike (shqip dhe një gjuhë tjetër ballkanike);
-
Hulumtues shkencorë në gjuhësi dhe studime kulturore;
-
Përkthyes dhe interpretë për dy ose më shumë gjuhë (me mundësi lidhjeje edhe me programet profesionale master);
-
Këshilltarë për çështje ballkanike në organizata qeveritare/joqeveritare, vendore ose ndërkombëtare;
-
Specialistë për komunikime rajonale në sektorin publik;
-
Zyrtarë/nëpunës në ambasadat e Republikës së Kosovës jashtë vendit.
- Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027
- Lista e kandidatëve për provim pranues të programeve PhD
- Panel shkencor mbi perspektivat e reja në studimet për Sami Frashërin
- Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027
- Raportet e komisioneve vlerësues për angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të angazhuar