Gjuhë dhe Letërsi Turke
NORMAT E KALUESHMËRISË SË PROGRAMIT
Si të gjitha njësitë akademike të universitetit, ashtu edhe ky program aplikon sistemin e mëposhtëm të vlerësimit të suksesit të studentëve:
10 (shkëlqyeshëm): 90-100
9 (shkëlqyeshëm): 80-89
8 (shumë mirë): 70-79
7 (mirë): 60-69
6 (mjaftueshëm): 50-59
5 (pamjaftueshëm): 0-49
Për ta kaluar lëndën, studenti duhet të arrijë të paktën 50% të totalit të pikëve, gjë që i mundëson të marrë notën 6 (mjaftueshëm) si nivel minimal të kalueshmërisë.
PERSPEKTIVAT E PUNËSIMIT TË TË DIPLOMUARVE
Programi BA i Gjuhës dhe Letërsisë Turke është hartuar duke u mbështetur në nevojat e tregut të punës në Kosovë dhe synon përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke. Si njësi bazë mësimore-kërkimore, Departamenti zhvillon dhe bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, duke ofruar një formim të plotë akademik dhe profesional.
Të diplomuarit e këtij programi kanë mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë:
-
arsimin publik dhe privat, si mësimdhënës të gjuhës turke në nivele të ndryshme;
-
institucionet e arsimit të lartë dhe qendrat gjuhësore;
-
përkthimin dhe interpretimin;
-
administratën publike dhe sektorin institucional;
-
organizata dhe institucione që kërkojnë kompetenca në gjuhën dhe kulturën turke.
Programi përfshin lëndë të metodikës dhe didaktikës së gjuhës turke si gjuhë amtare dhe e huaj, duke siguruar kompetenca pedagogjike, gjuhësore dhe profesionale. Një pjesë e konsiderueshme e të diplomuarve punësohen në institucione arsimore, universitete, shkolla publike e private dhe kurse të gjuhës turke, duke dëshmuar relevancën dhe aplikueshmërinë e programit në tregun e punës.
- Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027
- Lista e kandidatëve për provim pranues të programeve PhD
- Panel shkencor mbi perspektivat e reja në studimet për Sami Frashërin
- Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027
- Raportet e komisioneve vlerësues për angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të angazhuar