Gjuhë dhe Letërsi Angleze
NORMAT E KALUESHMËRISË SË PROGRAMIT
Si të gjitha njësitë akademike të universitetit, ashtu edhe ky program aplikon sistemin e mëposhtëm të vlerësimit të suksesit të studentëve:
10 (shkëlqyeshëm): 90-100
9 (shkëlqyeshëm): 80-89
8 (shumë mirë): 70-79
7 (mirë): 60-69
6 (mjaftueshëm): 50-59
5 (pamjaftueshëm): 0-49
-
Për ta kaluar lëndën, studenti duhet të arrijë të paktën 50% të totalit të pikëve, gjë që i mundëson të marrë notën 6 (mjaftueshëm) si nivel minimal të kalueshmërisë.
PERSPEKTIVAT E PUNËSIMIT TË TË DIPLOMUARVE
-
Punësim në arsim publik/privat
-
Organizata zhvillimore
-
Media
-
Administratë shtetërore
-
Profesione të pavarura
-
Bashkëpunim me tregun e punës
-
Career events
-
Alumni board
-
Partneritete ndërkombëtare
Programi u ofron studentëve një perspektivë të shkëlqyer punësimi, pasi të diplomuarit punësohen gjerësisht në institucione publike e private të arsimit, në organizata zhvillimore si përkthyes dhe menaxherë projektesh, në medie, në administratën shtetërore, si dhe në profesione të pavarura si shkrimtarë, përkthyes e publicistë.
Departamenti mban bashkëpunim të vazhdueshëm me tregun e punës, duke përditësuar programin sipas kërkesave të industrisë dhe duke siguruar që studentët të zhvillojnë aftësitë, njohuritë dhe përvojën praktike që kërkohen realisht në profesion. Studentët përfitojnë këshillim të rregullt akademik dhe të karrierës, takime me ish-studentë, konsultime me punëdhënës dhe ngjarje të fokusuara në karrierë, që i ndihmojnë të orientohen drejt mundësive të shumta profesionale pas diplomimit.
Përmes kontakteve të rregullta me të diplomuarit, punëdhënësit dhe partnerët ndërkombëtarë, departamenti siguron që programi të mbetet relevant, i përditësuar dhe plotësisht i harmonizuar me nevojat dinamike të tregut. Kjo përfshin edhe procesin e krijimit të një bordi këshillues të të diplomuarve për të forcuar lidhjet ndërmjet studimeve dhe punësimit.
Në thelb, studentët tanë diplomohen plotësisht të përgatitur për t’u kyçur me sukses dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në një gamë të gjerë karrierash.
- Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027
- Lista e kandidatëve për provim pranues të programeve PhD
- Panel shkencor mbi perspektivat e reja në studimet për Sami Frashërin
- Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027
- Raportet e komisioneve vlerësues për angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të angazhuar