Ballkanistikë

JETA STUDENTORE DHE MBËSHTETJA
 

AKTIVITETET JASHTËKURRIKULARE DHE BASHKËKURRIKULARE

  • Organizohen aktivitete kulturore, akademike dhe profesionale në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
     

  • Cikle ligjëratash nga profesorë të vendeve ballkanike.
     

  • Workshope me shkrimtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.
     

  • Vizita studimore në terren dhe aktivitete praktike jashtë auditorit.
     

  • Mundësi mobiliteti studentor përmes programeve Erasmus+ dhe CEEPUS.
     

  • Pjesëmarrje në projekte dhe aktivitete ndërkombëtare.
     

  • Programi mbështet studimin e shumë gjuhëve njëkohësisht (deri në katër gjuhë).
     

  • Bibliotekë e specializuar me literaturë në gjuhë të ndryshme.

     

SOCIALIZIMI, EMPATIA, PUNA NË GRUP

  • Aktivitetet interaktive dhe projektet në grup janë pjesë e metodave të mësimnxënies.
     

  • Punë në grup, prezantime dhe projekte studimore si forma vlerësimi dhe bashkëpunimi.
     

  • Aktivitetet jashtëkurrikulare dhe rrjetëzimi me studentë të huaj nxisin ndërveprim social dhe ndërkulturor.
     

  • Programi promovon zhvillimin e kompetencave komunikative dhe ndërpersonale në kontekste shumëgjuhësore.
     

  • Mjedisi mësimor synon zhvillimin e mendimit kritik, kreativitetit dhe bashkëpunimit.

 

BASHKËPUNIMI ME LIGJËRUES TË FTUAR, ALUMNI, PROFESIONISTË

  • Ligjërues vizitorë nga universitete evropiane dhe ballkanike.
     

  • Bashkëpunim me organizata vendore dhe ndërkombëtare.
     

  • Aktivizim i rrjeteve profesionale dhe akademike për studentët.
     

  • Shoqata ALUMNI e Universitetit ofron rrjetëzim, këshillim dhe ligjërata për tregun e punës.
     

  • Përfshirja e të diplomuarve të suksesshëm në aktivitete orientuese për studentët aktualë.
     

  • Mundësi praktike për kontakte me profesionistë në sektorë të ndryshëm (arsim, media, institucione publike, OJQ).

 

KËSHILLIMI AKADEMIK DHE MBËSHTETJA E DIFERENCUAR

  • Mentoring dhe tutorim si pjesë e metodave të mësimnxënies.
     

  • Konsultime të rregullta me profesorët për sqarime dhe udhëzime akademike.
     

  • Transparencë në kriteret e vlerësimit dhe informim paraprak i studentëve.
     

  • Sistem funksional i ankimimit për vlerësimin.
     

  • Mbështetje nga menaxhmenti i fakultetit për vështirësi në procesin mësimor.
     

  • Sistemi elektronik SEMS për komunikim, materiale dhe monitorim akademik.
     

  • Kuadro të trajnuara dhe të kualifikuara ndërkombëtarisht.
     

  • Strukturë e programit që lehtëson vazhdimin e studimeve në cikle më të larta dhe mobilitetin ndëruniversitar.