Komunikimi dhe Informimi
KOMUNIKIMI DHE INFORMIMI I STUDENTËVE
Gjuhë shqipe:
Letërsi shqipe:
Gjuhë dhe letërsi angleze:
Gjuhë dhe letërsi gjermane:
Gjuhë dhe letërsi frënge:
Gjuhë dhe letërsi turke:
Orientalistikë:
Gazetari:
Ballkanistikë:
TRANSPARENCA NË INFORMIM AKADEMIK
Studentët informohen rregullisht për të gjitha aspektet e procesit mësimor, përfshirë:
-
rezultatet e të nxënit dhe objektivat e programit;
-
metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies;
-
kriteret dhe format e vlerësimit;
-
ngarkesën e punës dhe strukturën e lëndëve;
-
normat e kalueshmërisë dhe procedurat e riprovimit.
Këto informata publikohen në syllabuset e lëndëve, të cilat shpërndahen në fillim të çdo semestri dhe janë të qasshme për studentët.
PËRDORIMI I PLATFORMAVE DIGJITALE
Platforma institucionale SEMS shërben si mjet kryesor për komunikim akademik dhe administrativ. Përmes saj publikohen:
-
syllabuset e lëndëve;
-
materialet mësimore;
-
rezultatet e vlerësimit;
-
oraret dhe njoftimet zyrtare;
-
informacionet mbi ngarkesën e studimit dhe ECTS.
Ky sistem siguron komunikim të shpejtë, të dokumentuar dhe të qasshëm për studentët.
INFORMIMI PËR PROCEDURAT E STUDIMIT
Studentët njoftohen paraprakisht për:
-
mënyrën e vlerësimit dhe përqindjen e secilit komponent;
-
afatet e provimeve dhe procedurat e paraqitjes;
-
të drejtat për riprovim dhe ankesa;
-
obligimet akademike dhe administrative.
Publikimi i këtyre informacioneve në fillim të semestrit garanton parashikueshmëri dhe drejtësi në procesin studimor.
KOMUNIKIMI NDËRPERSONAL DHE MBËSHTETJA AKADEMIKE
Përveç komunikimit formal, studentët kanë mundësi të komunikojnë drejtpërdrejt me stafin akademik përmes:
-
konsultimeve individuale;
-
feedback-ut të personalizuar;
-
mentorimit për projekte dhe punime kërkimore;
-
diskutimeve gjatë procesit mësimor.
Kjo qasje forcon mbështetjen akademike dhe ndihmon studentët të ndjekin progresin e tyre.
INFORMIMI PUBLIK DHE INSTITUCIONAL
Rezultatet e të nxënit, programet e studimit dhe informatat kryesore janë të publikuara edhe në faqet zyrtare të njësive akademike dhe të universitetit, duke siguruar transparencë edhe për publikun e gjerë.
- Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027
- Lista e kandidatëve për provim pranues të programeve PhD
- Panel shkencor mbi perspektivat e reja në studimet për Sami Frashërin
- Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027
- Raportet e komisioneve vlerësues për angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të angazhuar