Ballkanistikë
PROGRAMI DHE STUDIMET
REZULTATET E SYNUARA TË MËSIMNXËNIES
Rezultatet e synuara të të nxënit i përkasin nivelit 6 dhe pas përfundimit të këtij programi të studimit, përpos aftësive akademike, studentët do të arrijnë të:
(a) Përfitojnë dhe zbatojnë dije të avancuara për gjuhën amtare, të nevojshme për punën e përditshme dhe studimet e mëtejme.
(b) Komunikojnë rrjedhshëm në gjuhën amtare dhe e përdorin atë për përkthime cilësore në së paku një gjuhë të vendit ose të rajonit.
(c) Zotërojnë nivel të mesëm komunikimi (së paku B2) në një gjuhë të huaj jashtë rajonit (p.sh. anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht).
(d) Zbatojnë njohuritë e thelluara shkencore në studime krahasuese ballkanike në kontekste të ndryshme praktike.
(e) Vjelin materiale për studime duke përdorur metoda shkencore dhe identifikojnë specifikat e të nxënit të gjuhëve të Ballkanit si gjuhë të dyta ose të huaja.
(f) Përshtatin njohuritë nga gramatika, letërsia dhe kultura e gjuhëve që specializohen, në procesin e të nxënit si gjuhë të huaja.
(g) Zotërojnë kompetencë të lartë gjuhësore (së paku C1) në një gjuhë jo-amtare ballkanike ose zyrtare në Kosovë dhe përkthejnë materiale gjuhësore e verbale në dhe nga ajo gjuhë.
(h) Fitojnë aftësi të planifikojnë aktivitete mësimore të bazuara në rezultatet e pritura.
(i) Nxënë strategji të ndryshme të përkthimit dhe interpretimit, të domosdoshme për praktikën e tyre.
(j) Nxënë strategji të ndryshme të mësimdhënies dhe të vlerësimit.
(k) Fitojnë kompetencë për të përgatitur materiale mësimore dhe për të përdorur mediat digjitale në procesin mësimor.
(l) Janë në gjendje të përkthejnë në mënyrë kompetente, me shkrim dhe gojë, dokumente e ngjarje në lëmin e politikës, ekonomisë, ligjit, shoqërisë, kulturës etj., për nevoja të autoriteteve vendore dhe qendrore.
Rezultatete të nxënit janë të krahasueshme me programe në EHEA për të ndihmuar studentët të bëjnë transferimin e kredive sa më lehtë në IAL të tjera. Andaj, program i Ballkanistikës është program Baçelor 3-vjeçar me 180 kredi. Gjatë hartimit të sillabusit, respektivisht rezultateve të nxënies dhe njohurisë/aftësisë/kompetencave të pritshme të studentit, rezultatet janë krahasuar me programe të ngjashme në rajon.
KUALIFIKIMET E DHËNA
Programi i Ballkanistikës është i nivelit ISCED 6 (Bachelor) dhe sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) ofron kualifikim universitar të ciklit të parë. Rezultatet e të nxënit dhe nivelet kualifikuese janë fokusuar në:
-Njohuri (teorike dhe faktike);
-Aftësi (aftësitë njohëse dhe praktike) dhe
-Kompetenca (autonomia dhe përgjegjësia në zbatimin e mësimit) janë në përputhje me Fakultetin Filologjik.
Pas përfundimit të programit, studentët fitojnë: Diplomë Bachelor në Ballkanistikë
Një kualifikim i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që konfirmon zotërimin e njohurive themelore dhe të avancuara në studimin e gjuhëve, kulturave dhe historisë së Ballkanit.
Kualifikimet kryesore të fituara:
-
Njohuri të thelluara për gjuhët, letërsinë dhe kulturën ballkanike.
-
Aftësi të avancuara të komunikimit në gjuhë të huaja relevante për rajonin e Ballkanit.
-
Aftësi kërkimore dhe analitike për studime kulturore, historike dhe gjuhësore.
-
Kompetenca në përdorimin e metodave bashkëkohore të analizës kulturore dhe gjuhësore.
-
Aftësi për punë akademike ose profesionale në institucione arsimore, kulturore, mediatike ose organizata ndërkombëtare që lidhen me rajonin.
Përgatitja për ciklet e mëvonshme:
Studentët që përfundojnë programin janë të përgatitur të vazhdojnë studimet në nivel Master (ISCED 7) në fushat e gjuhësisë, studimeve kulturore, historisë ose marrëdhënieve ndërkombëtare.
PROCEDURAT E VLERËSIMIT
Vlerësimi i studentëve në Fakultetin e Filologjisë realizohet në përputhje me:
-
Statutin e Universitetit të Prishtinës (UP);
-
Rregulloren e Studimeve në nivel të UP-së;
-
Rregulloren e Studimeve BA (Protokolli nr. 22, datë 13.01.2022);
-
Nenet 18–22 dhe nenin 20 të Rregullores për studime Baçelor;
-
Nenin 109 dhe 114 të Statutit të UP-së.
-
Rregulloren e Përgjithshme për sistemin e Vlerësimit të Performancës së Studentëve (nr. protokolli 1/909, datë 07.08.2025)
Po ashtu, provimet zhvillohen vetëm brenda afateve zyrtare të shpallura, si: afati i janarit (dimëror), afati i qershorit (pranveror) dhe afati i shtatorit (vjeshtor). Studenti nuk mund të ketë dy provime të lëndëve të obligueshme në të njëjtën ditë. Orari i provimeve shpallet së paku 3 ditë para datës së provimit dhe është i detyrueshëm për profesorin dhe studentin. Paraqitja e provimit bëhet jo më herët se 6 javë para përfundimit të semestrit dhe jo më vonë se 8 ditë para fillimit të afatit të provimeve. Në provim mund të hyjnë vetëm studentët që i kanë përmbushur obligimet e tyre ndaj fakultetit.
Vlerësimi në program realizohet përmes metodave të ndryshme dhe me vlerësim të vazhdueshëm, sipas Rregullores së Përgjithshme për sistemin e Vlerësimit të Performancës së Studentëve (neni 4, pika 3). Metodat e vlerësimit janë të larmishme dhe përshtaten me kërkesat e rezultateve të të nxënit, duke përfshirë, por jo kufizuar në:
-Testet e mesme;
-Testet finale apo provimet me shkrim;
-Punime të shkruara;
-Prezantime;
-Demonstrim praktik;
-Projekte studimore ose lloje të tjera të përshtatshme për lëndët përkatëse.
Personeli akademik zbaton metoda të kombinuara të vlerësimit përfundimtar, varësisht nga natyra e rezultateve të të nxënit, të përcaktuara në syllabus, duke u obliguar të zbatohen së paku dy metoda të vlerësimit sipas metodave të lartcekura.
Profesorët e prezantojnë sistemin e vlerësimit ditën e parë të mësimit dhe publikojnë silabusin në SEMS, ku përfshihen mekanizmat, kriteret, ngarkesa e punës dhe mënyrat e notimit bazuar në disa metoda vlerësimi:
-
Ligjërata + Ushtrime (L + U): vijueshmëria dhe angazhimi;
-
Detyrat individuale dhe të shtëpisë;
-
Prezantimi 1;
-
Seminari 1;
-
Testi I semestral (Kolokuiumi I);
-
Testi II semestral (Kolokuiumi II);
-
Aktivitete interaktive dhe punë praktike;
-
Projekte, punë në grup dhe prezantime.
Vlerësimi është i vazhdueshëm, i drejtë dhe transparent. Studentët njoftohen paraprakisht për kriteret e vlerësimit, përqindjet dhe mënyrën e notimit. Silabuset shpërndahen në SEMS dhe në orën e parë të mësimit. Studentët kanë rol aktiv në zgjedhjen e metodave të vlerësimit, kur kjo lejohet nga natyra e lëndës. Ngarkesa e punës dhe ECTS-at janë të shpërndara proporcionalisht në ligjërata, ushtrime, studim individual etj. Notimi realizohet sipas Statutit të UP-së, nenit 114, Rregullores së Studimeve BA dhe Rregullores së Përgjithshme për sistemin e Vlerësimit të Performancës së Studentëve. Nota përfundimtare e vlerësimit ndërtohet në mënyrë siç përcaktohet në sillabusin e lëndës duke mbledhur pikët nga të gjitha metodat e zbatuara të vlerësimit. Rezultatet publikohen në sistemin SEMS. Profesorët mbajnë konsultime dhe ofrojnë sqarime, rekomandime dhe udhëzime të nevojshme. Po ashtu, programi ka një procedurë funksionale të ankimimit.
MUNDËSITË E LARMISHME TË MËSIMNXËNIES
Në programin e Ballkanistikës përdoren metodat që synojnë rritjen e angazhimit, kreativitetit, mendimit kritik dhe aftësitë praktike të studentëve, siç janë:
-ligjërata dhe seminare
-mësim online dhe blended learning
-mësim interaktiv dhe përdorimi i teknologjisë
-mentom dhe tutorim
-aktivitete jashtëkurrikulare
- Mundësitë e mira për studentët që të t’i vijojnë studimet në universitet të ndryshme në Evropë e më gjerë përmes bursave të ndryshme dhe mobilitete;
- Sistemi elektronik i menaxhimit të studentëve (SEMS), i cili i mundëson administratës të mbikëqyrë aktivitetin akademik të studentëve, ndërsa mësimdhënësve u mundëson të publikojnë materiale për studentët;
- Kuadro të aftësuara jashtë vendit dhe me përvojë ndërkombëtare;
- Kuadro të trajnuara në mënyrë të vazhdueshme nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së dhe në institucione të tjera ndërkombëtare;
- Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie;
- Praktika e llogaridhënies në Fakultet dhe Departament/Programet;
- Mundësitë për përdorimin e teknologjisë informative për realizimin e kurseve;
- Biblioteka e veçantë e Programit e pajisur me tituj në gjuhë të ndryshme;
- Lidhja e bashkëpunimeve me departamente dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare;
- Zhvillimi i aktiviteteve jashtëkurrikulare për studentët që organizohen nga Programi në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare: cikle ligjëratash nga profesorë të vendeve ballkanike, workshope me shkrimtarë nga këto vende, workshope në fushën e metodikës, aktivitete kulturore, vizita studimore në terren, rrjetëzim me studentë dhe profesorë të huaj etj.;
- Pjesëmarrje e profesorëve vizitorë nga universitetet evropiane që ofrojnë programe të ngjashme.
- Mundësia e studimeve me bursa Erasmus+ dhe CEEPUS në universitete të BE-së përmes bashkëpunimeve aktuale.
- Mundësia e studimit në një program dy-lëndor me mundësi të mësimit të dy gjuhëve tjera shtesë, gjithsej 4 gjuhëve njëkohësisht
- Mbështetje nga menaxhmenti për implementimin e procesit mësimor, në rast të vështirësive
Programi i studimit është përpiluar si studime themelore por me specializim të veçantë në dy gjuhë si dhe me njohuri thelbësore në dy gjuhë tjera të huaja. Objektivat e të gjitha kurseve kombinohen mirë duke krijuar një mozaik mirë të definuar të kualifikimit dhe që harmonizohen me kualifikimin që ofron ky program. Tregues më i mirë për këtë është kombinimi i kurseve e që është arritur në bashkëpunim me kolegë nga regjioni dhe nga universitetet evropiane që ofrojnë studime të tilla të integruara me shumë përvojë. 09.0; 09.3; 09.4;15.0; 15.1; 15.2; 15.3; 05.0;
- Shtyhet afati për aplikim në studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2026/2027
- Lista e kandidatëve për provim pranues të programeve PhD
- Panel shkencor mbi perspektivat e reja në studimet për Sami Frashërin
- Hapja e konkursit për pranimin e studentëve bachelor dhe master 2026-2027
- Raportet e komisioneve vlerësues për angazhimin e profesorëve dhe asistentëve të angazhuar