Gjuhë Shqipe

PROGRAMI DHE STUDIMET

 

REZULTATET E SYNUARA TË MËSIMNXËNIES

   
Pas përfundimit me sukses të studimeve në Degën e Gjuhës Shqipe, pritet që studentët të posedojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca si më poshtë:

  1. NJOHURI 

Studenti, pas përfundimit me sukses të programit, zotëron:

  • Njohuri të avancuara për strukturën e gjuhës shqipe, që nga niveli fonetik e deri te analizat tekstore.

  • Njohuri të përgjithshme dhe të specializuara nga fusha e gjuhësisë dhe albanologjisë (kulturë, histori, qytetërim, folklor, letërsi).

  • Njohuri mbi varietetet gjuhësore të shqipes.

  • Dije sinkronike dhe diakronike për zhvillimin e gjuhës shqipe.

  • Njohuri për autorët e vjetër të shqipes (shek. XVI–XVIII), leximin dhe transkriptimin e tyre.

  • Njohuri bazike për krahasimin gjuhësor të shqipes me të paktën një gjuhë tjetër.

  • Dije të lidhura me hulumtimin gjuhësor dhe konceptet metodologjike të kërkimit.

  1. AFTËSI

  • Të përdorë rrjedhshëm gjuhën shqipe me gojë dhe me shkrim.

  • Të zbatojë saktë rregullat e drejtshkrimit dhe të normës gjuhësore.

  • Të shkruajë lloje të ndryshme tekstesh: akademike, profesionale, kreative.

  • Të interpretojë dhe të analizojë tekste të kategorive të ndryshme.

  • Të ketë aftësi të transmetojë dijen gjuhësore te të tjerët dhe të mbajë mësim në nivele të ndryshme në arsimin parauniversitar.

  • Të ketë aftësi të zbatojë metoda të ndryshme të hulumtimit në gjuhësi.

  • Të ketë aftësi të identifikojë dhe të zgjedhë probleme praktike të përdorimit të gjuhës.

  • Të ketë aftësi të zbatojë dijen gjuhësore në fusha të tjera profesionale, si në fushën e komunikimit publik, në redaktim, në media dhe në përkthim.

  1. KOMPETENCA 

  • Të zhvillojë ndërgjegjësim profesional për rolin e gjuhës standarde dhe rëndësinë e komunikimit të saktë.

  • Të ketë qasje kritike ndaj përdorimit të gjuhës dhe teksteve gjuhësore.

  • Të ketë përgjegjësi akademike në punën hulumtuese, në hartimin e teksteve dhe në mësimdhënie.

  • Të respektojë diversitetin gjuhësor dhe kulturor, duke njohur varietetet e shqipes.

  • Përkushtim ndaj mësimnxënies së vazhdueshme në fushën e gjuhësisë dhe gjuhës shqipe.

 

KUALIFIKIMET E DHËNA

Pas përfundimit me sukses të studimeve në programin Gjuhë Shqipe, studentët fitojnë kualifikimin për të ushtruar këto profesione:

 2.1. Mësimdhënës të gjuhës shqipe, të përgatitur për mësimdhënie të gjuhës shqipe në nivele të ndryshme të arsimit parauniversitar, me kompetenca gjuhësore, metodike dhe pedagogjike të hartuara sipas programit.

2.2. Hulumtues shkencorë, të aftë për të kryer kërkime në fushën e gjuhësisë dhe albanologjisë, të pajisur me njohuri teorike, metodologjike dhe aftësi analitike.

2.3. Redaktorë dhe lektorë, të përgatitur për lekturimin dhe redaktimin e teksteve të ndryshme, të pajisur me njohuri për rregullat e drejtshkrimit të shqipes, me njohuri teorike për strukturën gramtikore të shqipes, për stilet e shkrimit e tipat e ndryshëm tekstorë.

     2.4. Përkthyes dhe interpretë, të aftë për përkthim dhe interpretim nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe dhe anasjelltas, të pajisur me bazat e përkthimit praktik dhe të kuptimit të teksteve të specializuara.
 

 

PROCEDURAT E VLERËSIMIT

Ashtu siç është e paraparë edhe me rregulloren për vlerësimine studentëve në UP, në Degën e Gjuhës Shqipe, vlerësimi studentëve bëhet nëpërmjet vlerësimit të vazhdueshëm si dhe nëpërmjet vlerësimit final, nëpërmjet provimit, të paraparë varësisht nga natyra e lëndës.

 Kështu, në të gjitha lëndët parashihet vlerësim i vazhdueshëm, i cili përfshin elementet e mëposhtme:

  • Teste semestrore si pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm 

  • Pjesëmarrja dhe angazhimi në mësim

  • Detyra të shtëpisë, punime seminari, projekte, prezantime (varësisht nga lënda)

  • Vijimi i rregullt, i cili zakonisht përbën një përqindje të vogël të notës totale (mund të jetë zakonisht rreth 5%) 

Ky vlerësim i vazhdueshëm është i integruar në çdo silabus, si një marrëveshje ligjore mes studentit dhe mësimdhënësit, ku përcaktohen objektivat, rezultatet dhe format e vlerësimit. 

Ndërsa, vlerësimi final bëhet në fund të semstrit nëpërmjet provimit final zakonisht përbën 30% – 55% të vlerësimit total, varësisht nga lënda. Në provim lejohen vetëm studentët që i kanë përmbushur detyrimet ligjore ndaj fakultetit (regjistrimi, detyrat, obligimet).

Të drejtat për riprovim dhe afatet janë të përcaktuara me Statutin e UP-së dhe Rregulloren e studimeve BA.

Në vitin e fundit të studimeve në programin BA, në vitin IV, studentët zgjedhin punimin e diplomës të cilin do ta realizojnë gjatë semestrit të fundit (semestrit VIII) dhe do ta mbrojnë para komisionit vlerësues në ditën e e mbrojtjes së diplomës. Po ashtu, në studimet MA në semstrin e fundit, në semstrin X, studentët zgjedhin temën e diplomës MA dhe e mbrojnë atë para komisionit vlerësues. 

 

MUNDËSITË E LARMISHME TË MËSIMNXËNIES
 

Programi i studimeve të ciklit të parë në Gjuhë Shqipe ofron një gamë të gjerë metodash dhe formatesh mësimnxënieje, të cilat garantojnë zhvillimin e kompetencave gjuhësore, teorike, praktike dhe profesionale të studentëve. Larmia e metodave synon të sigurojë mësimdhënie aktive, pjesëmarrje të thelluar të studentëve dhe zhvillim të pavarur akademik.

5.1. Format e mësimdhënies dhe të mësimnxënies

Programi përdor kombinimin e metodave tradicionale dhe bashkëkohore, duke përfshirë:

  • Ligjërata teorike për ndërtimin e bazës konceptuale;

  • Ushtrime praktike dhe laboratorike për zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe analitike;

  • Kolokuiume dhe seminare për diskutim, analizë dhe interpretim tekstesh;

  • Detyra të shtëpisë, punime seminari dhe projekte të pavarura;

  • Prezantime të studimeve seminarike ose projekteve.

  • Këto metoda sigurojnë ndërthurje ndërmjet teorisë dhe praktikës dhe reforcohen - në të gjitha silabuset e lëndëve të programit.

  •  

5.2.  Aktivitete interaktive dhe punë në grup

- Programi ofron mjedise që nxisin të nxënit bashkëpunues:

- Aktivitetet në grupe dhe punë bashkëpunuese në klasë;

- Ushtrime interaktive gjatë orëve praktike dhe në seminare;

- Analiza të përbashkëta të teksteve gjuhësore dhe letrare.

- Këto metoda rrisin aftësinë e studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të diskutuar argumente shkencore dhe për të punuar në mënyrë efektive në grup.

5.3.  Punë në terren

- Në disa lëndë të specializuara, si Dialektologjia dhe fusha të tjera të lidhura me gjuhët e Ballkanit, studentët angazhohen në:

- Punë në terren për mbledhjen e të dhënave gjuhësore;

- Kontakt me folës amtarë në kontekste reale gjuhësore;

- Përdorimin e metodave elementare të hulumtimit empirik.

- Kjo ofron përvojë praktike dhe aplikative të domosdoshme për formimin profesional.

 

5.4. Integrimi i teknologjisë në mësimdhënie

- Mësimdhënia realizohet duke përdorur pajisje dhe mjete bashkëkohore: kompjuter, videoprojektor, mjete audio-vizuale, tabela interaktive (smartboard); materiale digjitale dhe platforma online, sipas nevojës së lëndëve.

- Teknologjia përdoret për prezantime, ushtrime audio-vizuale, transkriptim, analizëtë të folurit dhe punë praktike.

5.5. Mësimnxënie përmes ekspozimit gjuhësor

Në disa lëndë, mësimnxënia përfshin:

  • Përdorimin e materialeve televizive, filmike dhe muzikore në gjuhë shqipe dhe gjuhë të tjera;

  • Interaksion me tekstet dhe kontekste të ndryshme gjuhësore;

  • Ekspozim të drejtpërdrejtë me forma të ndryshme të shqipes së folur.

 Kjo i ndihmon studentët të zhvillojnë ndjeshmëri gjuhësore dhe kompetencë pragmatike.

5.6. Mobiliteti ndërkombëtar

Programi mbështet mësimnxënien përmes:

  • Mundësisë së studimit njësemestral në universitete evropiane nëpërmjet programit Erasmus+;

  • Pjesëmarrjes së studentëve në mjedise ndërkombëtare akademike, kulturore dhe gjuhësore.

Këto përvoja rrisin dimensionin ndërkulturor dhe gjuhësor të formimit të studentëve.

5.7. Konsultime dhe mentorim akademik

Silabuset dhe praktika mësimore parashohin:

  • Konsultime javore me profesorë dhe asistentë;

  • Mbështetje individuale për detyrat, projektet dhe zhvillimin kërkimor.

Kjo garanton qasje të vazhdueshme në mentorim akademik dhe ndihmë të personalizuar.

5.8. Mësimnxënie kërkimore

Programi i inkurajon studentët të angazhohen në:

  • Lexime kritike të literaturës shkencore;

  • Hulumtime individuale dhe ekipore në gjuhësi dhe albanologji;

  • Projekte kërkimore të integruara në lëndë.

Studentët zhvillojnë kompetenca në aplikimin e metodave të hulumtimit dhe në analizën shkencore të gjuhës.

5.9. Pjesëmarrja në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Tradita e gjatë e Seminarit Ndërkombëtar ofron:

  • Ekspozim ndaj kërkimeve bashkëkohore në albanologji;

  • Mundësi për të dëgjuar ligjërata nga studiues vendas dhe ndërkombëtarë;

  • Mjedis akademik që nxit bashkëpunim dhe shkëmbime profesionale.

5.10. Angazhimi në aktivitete dhe projekte shkencore

Studentët përfshihen në:

  • Projekte kërkimore të stafit akademik;

  • Konferenca dhe aktivitete shkencore brenda fakultetit;

  • Publikime ose punë të përbashkëta kërkimore.