Aktivitetet
Punëtori për integrimin e IA-së në gazetari
Instituti i Medias i Departamentit të Gazetarisë, në bashkëpunim me fondacionin gjerman FNF Western Balkans, organizoi punëtorinë “Integrimi i Inteligjencës Artificiale në Gazetari” me pjesëmarrjen e gazetarëve nga media të ndryshme.
Punëtoria u hap nga Drejtori i Institutit, Prof. Gëzim Qerimi, i cili theksoi sfidat dhe mundësitë që sjell IA në gazetari. Në emër të FNF Western Balkans të pranishmit i përshëndeti përfaqësuesja, Dr. Minire Çitaku, e cila theksoi mbështetjen e fondacionit për mediat dhe qasjet etike në teknologji.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi ndikimin e IA-së në informim dhe inovacionin në media, nën mentorimin e profesorëve Muhamet Jahiri, Alban Zeneli, Gëzim Qerimi dhe Dren Gërguri.
Ky aktivitet u mbajt më 27 shkurt 2025.
Trajnim për ndikimin e internetit në gazetari
Instituti i Medias i Departamentit të Gazetarisë në bashkëpunim me ambasadën suedezë në Prishtinë dhe Institutin “Fojo” nga Universiteti i Linnaeus kanë organizuar një trajnim për ndikim e internetit në gazetari.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë më shumë se 30 studentë dhe gazetarë të rinj të cilët së bashku me drejtoreshën e Institit “Fojo”, znj. Kersti Forsberg. Kanë dhe evidentuar problemet dhe përparësitë që i ka interneti në gazetarinë bashkëkohore edhe në rastin e Kosovës.
Profesoresha Rezmie Shahini – Hoxhaj, drejtoreshë e Institut të Medias të Departamentit të Gazetarisë në UP, ka theksuar se fitimi të njohurive për ndikimin e internetit në mediet e reja dhe ato tradicionale nga ana e studentët dhe gazetarët e rinj është e domosdoshme.
Konferenca “Prishtina Media Days 2017”
Në ditën botërore të Lirisë së Shtypit, në Prishtinë ka nisur konferenca treditore ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të mediave të Ballkanit dhe Evropës.
Institutit i Medias në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, Universitetin e Vjenës dhe organizatën, SEEMO, kanë organizuar Konferencën Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”.
Në sesionet e kësaj konferenca kanë referuar studiues dhe profesionistë të gazetarisë nga vende të ndryshme si : Amerika, Rusia, Gjermania, Australia, Brazili, Rumania, Turqia, Kroacia, etj.
Tema bosht e kësaj konferenca ishte “Raporti i gazetarisë me të vërtetën – Mediat dhe ndryshimet shoqërore ”, ndërsa temat për të cilat u referuara nga pjesëmarrësit ishin nga më të ndryshmet.
- Rezultatet Përfundimtare Konkursi – MA 2026/27
- Rezultatet Përfundimtare Konkursi – BA 2026/27
- Rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në studime Master në afatin e parë vitin akademik 2026/2027
- Vendimet lidhur me shqyrtimin e ankesave per angazhim te profesoreve dhe asistenteve te angazhuar
- NJOFTIM