Të dashur studentë

15 Shkurt 2022
SHARE

Të nderuar mësimdhënës, personel administrativ dhe bashkëpunëtorë të jashtëm,

Sot e festojmë 52 vjetorin e themelimit të UP-së. Katedrat e albanologjisë ishin të parat që e nisën këtë rrugëtim këtu e 62 vjet mê parë, duke e vazhduar  menjëherë pas tyre katedrat e anglishtes, frêngjishtes e orientalistikës, për të vazhduar pas themelimit tê UPsë me departamentet tjera si: turqishtja gjermanishtja, gazetaria e së voni edhe me programet e Ballkanistikës dhe  të masterit  profesional të përkthimit dhe të interpretimit.

Fakultetii i Filologjisë mbetet qendër e fuqishme intelektuale dhe akademike e kësaj hapësire dhe ju fton që me kontributin tuaj shkencor dhe iluminues ta zhvilloni edhe më tej këtë institucion, pavarësisht vështirësive nëpër të cilat kalojmë.

Vetëm me dije dhe avancim shkencor mund t’i bëjmë ballë kohës dhe mund ta shkruajmë narrativën tonë të lavdishme e ta krijojmë të ardhmen tonë të ndritshme.

Për shumë mot, gëzuar! 

 

Fakulteti i Filologjisë