Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se, paraqitja e provimeve për afatin janarit 2022 bëhet nga 11.01.2022 deri me 19.01.2022, në ora 16:00.
Luten të gjithë studentët që ta respektojnë afatin për paraqitjen e provimeve.
Studentët që kanë problem ose paçartësi në procesin e paraqitjes së provimeve, atëhërë ju lutemi që të drejtoheni te Shërbimi i Studentëve: te zyrtarët përkatës.
Luten të gjithë studentët absolventë të cilët e planifikojnë të diplomojnë në afatin e janarit, të lajmërohen në Shërbimin e Studentëve për t’i verifikuar provimet dhe për ta kompletuar dosjen.
Vërejtje: Në bazë të vendimit të MASHT-it, shfuqizohet paragrafi 1.3 Neni 3, pra, studentët e të gjitha niveleve, nuk paguajnë për paraqitjen e provimeve.
Shërbimi i Studentëve