Rektori Qerimi nderon me mirënjohje profesoreshat e UP-së

08 Mars 2024
SHARE

Me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Grave, rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, ka nderuar me mirënjohje profesoreshat e njësive akademike, si dhe dy dekanet, atë të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Filologjisë, që janë në përfundim të mandatit të dytë, me motivacionin për kontribut meritor dhe shërbim për universitetin.

Profesoreshat kanë dhënë kontribut qenësor në zhvillimin dhe avancimin e UP-së, nga shërbimi shumëvjeçar në ligjërim, angazhim brenda strukturave të njësive akademike, si dhe me punë shkencore në fushat përkatëse.

“Sot do të ndajmë mirënjohje për ju, për kontributin tuaj meritor dhe për shërbimin për universitetin. Megjithatë, ne e kemi zgjedhur këtë datë më tepër për arsye simbolike. Por nuk është që mirënjohjet po i japim për këtë ditë, por për vite e dekada kontribut e shërbim tuajin për këtë institucion, që ne e kemi aq afër zemrës”, u shpreh rektori Qerimi para profesoreshave të shpërblyera me mirënjohje. Universiteti tashmë ka zhvilluar dhe miratuar Planin për Barazi Gjinore dhe mbetet i përkushtuar për zbatimin e tij.  

Falënderuese për nderimin e pranuar ishin dekanet e shpërblyera, prof. Lindita Sejdiu-Rugova nga Fakulteti i Filologjisë dhe prof. Suzana Manxhuka-Kërliu nga Fakulteti i Mjekësisë, të cilat shprehen mirënjohjen e tyre për njohjen e këtij kontributi nga ana e rektoratit.

Lista e profesoreshave të shpërblyera me mirënjohje:

 

Prof. Gentiana Beqa-Ahmeti – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;

Prof. Zana Baruti-Gafurri – Fakulteti i Mjekësisë; 

Prof. Laura Kusari – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit;

Prof. Teuta Abrashi – Fakulteti i Filologjisë;

Prof. Arta Basha-Jakupi – Fakulteti i Arkitekturës;

Prof. Ganimete Kulinxha – Fakulteti i Edukimit;

Prof. Linda Gusia – Fakulteti Filozofik;

Prof. Mirlinda Batalli – Fakulteti Juridik;

Prof. Frerdije Zhushi – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore;

Prof. Merita Juniku-Qerkezi – Fakulteti i Arteve;

Prof. Iliriana Miftari – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë;

Prof. Vjosa Shatri-Kurtaj – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;

Prof. Arlinda Rrecaj- FIM;

Prof. Ardiana Gashi – Fakulteti Ekonomik;

Prof. Shqipe Bajçinca-Brestovci – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;

Prof. Suzana Manxhuka-Kërliu – Dekane, Fakulteti i Mjekësisë;

Prof. Lindita Sejdiu-Rugova – Dekane, Fakulteti i Filologjisë.