Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Filologjisë të UP-së dhe Fakultetit të Filologjisë "Blaze Koneski" të Universitetit të Shkupit

29 Shkurt 2024
SHARE

Një delegacion me në krye dekanin e Fakultetit të Filologjisë "Blaze Koneski" në Shkup, prof. Vladimir Martinovski,vizituan dje Fakultetin e Filologjisë dhe pas takimit dypalësh ndërmjet të të dyja institucioneve dhe menaxhmenteve përkatëse u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy fakulteteve. Të dyja palët i  dakorduan aktivitetet e përbashkëta akademike për vitin kalendarik 2024, me theks të veçantë në shkëmbimin e stafit akademik në konferenca shkencore dhe për lëndë të veçanta të gjuhëve e kulturave që ofrohen në të dyja institucionet.