Profesori Abdulla Rexhepi do të mbajë ligjërata në Universitetin e Napolit si profesor i ftuar

24 Tetor 2024
SHARE

Me ftesë të Universitetit të Napolit “LÓrientale” profesori i Fakultetit të Filologjisë Abdulla Rexhepi do të mbajë ligjërata për studentët e këtij universiteti. Temat e ligjëratave janë:  “Texts and contexts of Albanian literature with Arabic alphabet” and “Persian literature created by Albanian authors: the case of Nezim Frakulla”. Ky cikël ligjëratash organizohet në kuadër të seminarit "Reflected glances: Albania between West and East" të Departamentit të studimeve letrare, gjuhësore dhe komparative të Universitetit të Napolit.

Profesori Rexhepi po ashtu do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Attraversamenti Mediterranei” me kumtesën “The Poetic Journey from East to West: The Ideal Mediterranean in the Poetics of Naim Frashëri”, e cila mbahet prej 29-30 tetor 2024.  

Të gjitha këto aktivitete realizohen në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Napolit.