Njoftim lidhur me vazhdimin e afatit për paraqitjen e kërkesave për vazhdimin e studimeve

17 Tetor 2024
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë  dhe të interesuarit se afati i aplikimit për vazhdim të studimeve dhe transferim të studimeve do të jetë i hapur nga data  17/10/2024 deri më 30/10/2024.

Kërkesave për vazhdim të studimeve, duhet   t'ia bashkëngjisni:

1. Certifikatën e notave dhe

2. Vërtetimin për statusin tuaj si student.

 

Sqarim: Studentët të cilët gjatë periudhës së studimeve kanë paraqitur kërkesë për vazhdim të studimeve duhet paraprakisht të konsultohen me  zyrtarët e shërbimin të studentëve të nivelit përkatës të studimeve që të njoftohen me mundësinë e paraqitjes së kërkesës.