Të hënën, më 19 gusht fillon punimet Seminari XLII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

11 Gusht 2024
SHARE

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të nisë punimet të hënën, më 19 gusht 2024.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i themeluar më 1974, sivjet do ta mbajë edicionin XLII, dhe kështu feston vitin e 50-të jubilar. 
Rreth 200 studentë dhe studiues të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga 19 deri 30 gusht 2024, do të qëndrojnë në Universitetin e Prishtinës dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe do të shpalosin hulumtimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë.
Vlen të theksohet se sivjet është 50 vjetori i themelimit të Seminarit të Prishtinës dhe përveç që do të zhvillohen aktivitete të rëndësishme kulturore e shkencore, do të ligjërojnë edhe disa nga shkencëtarët më të njohur të dijeve albanologjike në botë.
 Në këtë edicion do të mbahen këto ligjërata shkencore:
- Paul Heggarty: A New Database, Family Tree and Origins Hypothesis for the Indo-European Language Family — What Place for Albanian, E MARTË, 20 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë)
- Yll Rugova/Belgjikë: Alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes: në dritën e një burimi të ri, E MËRKURË, 20 GUSHT 2024, ora 11:00 (Biblioteka Kombëtare)
- Shaban Sinani/Shqipëri: Një vështrim krahasimtar letërsisë sociale në Ballkan në periudhën mes dy luftërave, E ENJTE, 22 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë)
- Oliver Jens Schmitt/Austri: Prishtina and Kosova in the late Ottoman period - the view of Austro-Hungarian diplomats, E HËNË, 26 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Salla e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës)
- Jose M. Floristan/Spanjë: The Albanian communities of Naples and Sicily (16th and 17th c.): between the Balkan revolt and the service to the Spanish crown, E HËNË, 26 GUSHT 2024, Ora 18:00 (Fakulteti i Filologjisë)
- Ranko Matasović/Kroaci: Latin Loanwords in Albanian: Problems of Relative Chronology, E MARTË, 27 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë)
- Francesco Altimari/Itali: Realizime dhe projekte të katedrës së shqipes të Universitetit të Kalabrisë në shërbim të albanologjisë dhe komunitetit arbëresh, MËRKURË, 28 GUSHT 2024, Ora 09:00 (Fakulteti i Filologjisë)
- Rexhep Ismajli/Kosovë: Studimet e shqipes në ish-Jugosllavi, E ENJTE, 29 GUSHT 2024, 09:00 (Fakulteti i Filologjisë)
- Phil Hubbard/Amerikë: Memories of the 1977 seminar: How it influenced my life’s path, E PREMTE, 30 GUSHT 2024, 9:00 (Fakulteti i Filologjisë)
Ndërsa më datë 26 GUSHT, ora 19:00 në ambientet e Fakultetit të Filologjisë do të organizohet një tryezë shkencore për Ismail Kadarenë. 
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
PS. Të gjitha aktivitetet e Seminarit do të jenë të hapura për publikun.