Aplikoni në programin Gjuhë shqipe ose në programin Letërsi shqipe të Fakultetit të Filologjisë dhe përfitoni bursën studentore në vlerë prej 1000 (njëmijë) euro nga MASHTI

09 Korrik 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) do të realizojë mbështetjen e qëndrueshme dhe të vazhdueshme për promovimin dhe zhvillimin e shkencave të albanistikës.

Përmes këtij bashkëpunimi mundësohet dhënia e bursave vjetore për studentët që regjistrohen në programin BA Gjuhë shqipe dhe programin Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

Bursa studentore individuale është në vlerë prej 1000 (njëmijë) euro në vit për student. Eja dhe regjistrohu në UP!