Në programin e Ballkanistikës u mbajt hapja e Ngjarjes së Rrjetëzimit

02 Dhjetor 2023
SHARE

Më 24.11.2023 është bërë hapja ceremoniale e Ngjarjes së Rrjetëzimit (Networking Event) dhe fillimi i projektit “Ndërtimi i lidhjeve shoqërore përmes avancimit dhe promovimit të mësimit të gjuhës në Universitetin e Prishtinës” si pjesë e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të UP-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Ngjarja e Rrjetëzimit ka bashkuar studentët e programit të Ballkanistikës me mbi 20 studentë nga Ballkani dhe Evropa.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Greqisë, Kroacisë,  zv. Ambasadori i Zvicrës dhe Turqisë, si dhe përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe  Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).