Klubi i studentëve të Orientalistikës organizoi orën letrare: Dashuria në vargjet e Rumiut

13 Janar 2023
SHARE

Studentët e Departamentit të Orientalistikës u mblodhën për të lexuar dhe shijuar disa vargje të poetit të njohur, Mevlana Xhelaleddin Rumi. Siç dihet, Mevlana Rumi është njëri nga mistikët dhe poetët më të mëdhenj të botës islame, i cili tashmë është bërë edhe i tërë botës. Rumi ka lindur më 30 shtator 1207 në Belh (në Afganistanin e sotëm) dhe ka vdekur më 17 dhjetor 1273 në Konia (në Turqinë e sotme). Poezitë e tij janë të shkruara në persisht dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Poezia e Rumiut edhe sot e kësaj dite është ndër më të lexuarat. Leximi dhe interpretimi i vargjeve të Mevlana Rumiut ka qenë pjesë edhe e traditës sonë, të cilën, edhe sot studentët e këtij departamenti e përsëritën me anë të kësaj ore letrare.

 

Studentët e Orientalistikës lexuan vargje nga Mesnevia dhe Divani i Mevlana Xhelaledin Rumiut.

Këto poezi u lexuan në gjuhën perse, turke dhe në gjuhën shqipe. Studentët që lexuan poezitë ishin: Zekije Luma, Merita Sheqiri, Sidika Shala, Edi Juniku, Eljesa Halili, Valentina Dili, Alnita Zymberi dhe Avdi Lala.

 

Në këtë orë letrare përvec studenëtve të Orientalistikës morën pjesë edhe studentë nga departamentet tjera të Fakultetit të Filologjisë.