Fakulteti i Filologjisë, UP, dhe Fakulteti i Gjuhëve të huaja i UT-së organizuan bashkë Konferencën ndërkombëtare “Horizonte të reja në përkthim dhe interpretim në epokën digjitale: sfida dhe perspektiva”

30 Maj 2025
SHARE

Në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar, stafi i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës më 29 maj 2025 mori pjesë në Tiranë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Horizonte të reja në përkthim dhe interpretim në epokën digjitale: sfida dhe perspektiva”, konferencë kjo e organizuar në partneritet me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës

 

Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse të prof. Esmeralda Kromidha, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe prof. Abdulla Rexhepi, Dekan i Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, të cilët vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve tona.

 

Konferenca u zhvillua në pesë sesione paralele dhe mblodhi së bashku akademikë dhe studiues nga fusha e gjuhësisë, e letërsisë, e përkthimit dhe interpretimit, të cilët trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në përkthimin letrar, joletrar, pedagogjik dhe ndërkulturor. Ndër të tjera, inovacioni takoi shkencën, duke hapur diskutime të thelluara mbi sfidat dhe perspektivat në epokën digjitale.

Edhe profesorët dhe asistentët e Fakultetit të Filologjisë të UP-së kontribuuan me kumtesa të ndryshme shkencore. Pjesëmarrja aktive e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës në këtë konferencë konfirmon përkushtimin e institucionit ndaj zhvillimit të kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit në fushat e gjuhësisë, përkthimit dhe teknologjisë gjuhësore.