26 Maj 2025
SHARE

Prof. Blertë Ismajli po merr pjesë në simpoziumin “Ideologjia gjuhësore dhe qëndrimet e folësve të
shqipes si gjuhë e origjinës në botë” në Universitetin e Regensburgut, ku u paraqit me prezantimin për
temën “Ruajtja e gjuhës së origjinës përmes muzikës – rasti i hapësirës gjermanishtfolëse”. Prof. Ismajli
paraqiti rezultatet e studimit të saj për tekstet dygjuhëshe shqip-gjermanisht dhe përhapjen e tyre
brenda diasporës shqipfolëse duke vënë theksin te kompleksiteti i saj. Dygjuhësia e këtyre teksteve
shërben si shënues i shtresëzimeve identitare, duke gëzuar kështu përhapje edhe te grupet e
emigrantëve pavarësisht prejardhjes së tyre.
Simpoziumi është organizuar nga Universiteti i Regensburgut, Universiteti i Zürichut dhe Universiteti i
Hamburgut.