Rektori i Universitetit të Napolit mban ligjëratë në Fakultetin e Filologjisë

10 Mars 2025
SHARE

Më datë 13 mars 2025, ora 11:00 (e enjte), në sallën Idriz Ajeti të Fakultetit do të ligjërojnë:

 - Prof. Roberto Tottoli: "Çeta e Profetëve (Cuneus Prophetarum) e Pjetër Bogdanit  dhe studimi i Islamit dhe Kuranit në Evropë"

- Prof. Françeska Bellino: Veprimtaritë Enciklopedike Arabe gjatë periudhës osmane

Ligjëratat udhëhiqen nga prof. Rexhep Ismajli

Ligjëratat janë të hapura për publikun.

Ligjëratat organizohen në kuadër të marrëveshjes që Universiteti i Prishtinës e ka me Universitetin e Napolit "L'Orientale".

Roberto Tottoli është arabist, studiues dhe profesor i studimeve islame. Ai aktuslisht është rektor i Universitetit të Napolit "L'Orientale".  Roberto Tottoli i përfundoi studimet e tij bachelor në Gjuhët dhe Letërsitë Orientale në Universitetin Ca' Foscari në Venecia dhe më mori doktoraturën nga Universiteti i Napolit "L'Orientale. Ai studioi nga viti 1993 deri në 1994 në Universitetin Hebraik të Jerusalemit nën tutelën e M.J. Kister. Nga viti 2019, udhëheq projektin “Kurani Evropian” i mbështetur ERC-Synergy EUQU, si dhe është anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave.

Francesca Bellino është profesoreshë e asociuar e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në Universitetin e Napolit "L'Orientale". Ajo u diplomua në Universitetin e Torinos (2001, Filologji Semite) me tezën mbi traditën e dorëshkrimeve islame mbi Moisiun. Kërkimi i saj i doktoraturës (2005, Universiteti i Firences) kishte të bënte me një nga traditat më të rëndësishme të dorëshkrimeve të letërsisë legjendare maghazi, "Ghazwat Ra's al-Ghul" që i atribuohet Ebu el-Hasan el-Bekri (shek. 13)