Njoftim për angazhimin e bashkëpuntorëve të jashtëm (Konkursi me Nr.Prot: 01/909 dt 01/08/2023)

28 Shtator 2023
SHARE

Këshilli i Fakultetit të Filologjisë në mbledhjen e mbajtur me datë 28.9.2023 i ka shqyrtuar dhe aprovuar raportet e komisioneve vlerësuese të departamenteve duku u bazuar në Rregulloren e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me Nr.Prot.: 01/95, dt. 24/6/2021, për pozitat e shpallura në Konkursi me Nr.Prot: 01/909 dt 01/08/2023, respektivisht për pozitat të cilat parashihen në Pikën III për njësinë akademike Fakulteti i Filologjisë.

Bashkëngjitur gjeni raportet e komisioneve vlerësuese dhe vendimin e Këshillit të Fakultetit të Filologjisë lidhur me kandidatët të cilët janë propozuar për angazhim.

Ndaj vendimit me Nr.Prot.: 01/4261, dt. 28.9.2023 duke ju referuar Rregullores me Nr.Prot.: 01/95, dt. 24/6/2021 neni 9 paragrafi 3 “Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese pranë komisionit për ankesa në fakultetin përkatës, brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e marrjes së vendimit në këshill të fakultetit”, pasi që rregullorja parashef që të gjitha afatet në rregullore nënkuptojnë ditët kalendarike, afati për ankesa ndaj vendimit të lartpërmendur është nga data: 28/9/2023 deri me datë  6/10/2023 ora 16:00.