Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se paraqitja e provimeve për afatin e qershorit do të bëhet nga data 2/6/2025 deri më 15/6/2025, deri në ora 16:00. Paraqitja e provimit të diplomës do të jetë e mundur përmes SEMS-it nga data 21/6/2025 deri më 30/6/2025, po ashtu deri në ora 16:00.
Të gjithë studentët që planifikojnë të diplomojnë në këtë afat, obligohen të paraqiten në Shërbimin e Studentëve të paktën një javë para datës së diplomimit, në mënyrë që të bëhet verifikimi i dosjes personale.