Studentët e anglishtes e shënuan 1 qershorin në librarinë Dukagjini bashkë me nxënës nga Lugina e Preshevës

07 Qershor 2023
SHARE

Nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Blerta Mustafa dhe në bashkëpunim me librarinë Dukagjini në Prishtinë, një grup studentësh të pasionuar të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze nga Universiteti i Prishtinës organizuan një ngjarje plot me aktivitete zbavitëse dhe edukative për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin.

Ky ekip i përkushtuar studentësh përmes aktiviteteve kreative dhe ndërvepruese, arriti jo vetëm t’i frymëzojnë fëmijët e shumtë që e vizituan librarinë por edhe të nxisë kureshtjen dhe diskutimin rreth ҫështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre. Mysafirë të veҫantë të kësaj ngjarjeje ishin rreth 40 fëmijë nga Presheva së bashku me mësimdhënësit e tyre, të cilët e vlerësuan lart organizimin, por mbi të gjitha përkushtimin dhe entuziazmin e studentëve.

Ngjarja jo vetëm që e shënjoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, por gjithashtu u krijoi studentëve një mundësi për të fituar përvojë praktike e cila do të jetë e vlefshme në profesionin e tyre të ardhshëm si mësimdhënës