Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe të interesuarit se afati i aplikimit për vazhdim të studimeve dhe transferim të studimeve do të jetë i hapur nga data 17/10/2024 deri më 30/10/2024.
Kërkesave për vazhdim të studimeve, duhet t'ia bashkëngjisni:
1. Certifikatën e notave dhe
2. Vërtetimin për statusin tuaj si student.
Sqarim: Studentët të cilët gjatë periudhës së studimeve kanë paraqitur kërkesë për vazhdim të studimeve duhet paraprakisht të konsultohen me zyrtarët e shërbimin të studentëve të nivelit përkatës të studimeve që të njoftohen me mundësinë e paraqitjes së kërkesës.