Studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë organizojnë prezantim të posterëve

22 Qershor 2022
SHARE

Më 17 qershor 2022 studentët e vitit të katërt të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze prezantuan hulumtimet e tyre njësemestrale për mësimdhënien dhe mësimnxënien në Universitetin e Prishtinës në një “poster session” me titull “Exploring teaching and learning at the University of Prishtina: Shoëcase of undergraduate student research”.  Të mentoruar nga Prof. Ass. Dr. Blerta Mustafa dhe MA Yllkë Paçarizi, studentët hulumtuan aspekte të ndryshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin e Prishtinës, si dhe sa i përgatit Universiteti i Prishtinës studentët për tregun e punës. 

Në fund të gjithë studentëve iu ndanë certifikata për prezantimet e tyre.