Jemi të lumtur të ndajmë momente nga ceremonia e finalizimit të suksesshëm të projektit 'Inicimi i transformimit të vlerësimit dhe krijimi i praktikave të integritetit akademik në Universitetin e Prishtinës', financuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Kosovë, administruar nga KUSA dhe implementuar nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze i Fakultetit të Filologjisë.
Gjatë 6 muajve të fundit, ky projekt ka krijuar hapësirë për dialog dhe inovacion mes studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Filologjisë, Shkencave Matematike-Natyrore, Ekonomisë, Mjekësisë, dhe Bujqësisë e Veterinarisë. Si rezultat i këtij projekti:
- 32 studentë ndoqen punëtori ku reflektuan mbi vlerësimin në UP, duke shprehur dëshirën dhe nevojën e tyre për vlerësim alternativ që nuk inkurajon mbajtjen mend të informatave.
- 23 anëtarë të stafit akademik ndoqën webinar të drejtuar nga Dr. Juli Sarris mbi dizajnimin e vlerësimit, duke pëerqendruar vëmendjen tek vlerësimi që nuk inkurajon mbajtjen mend të informatave, por zhvillimin e shkatësive të larta të të menduarit.
- u hartua një udhëzues për vlerësimin alternativ në arsimin e lartë. Udhëzuesi përfshin: mbi 30 detyra dhe mënyra të vlerësimit, të hartuara nga 17 anëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës; mjete dhe strategjitë për të rritur transparencën dhe objektivitetin e vlerësimit; dhe tri detyra ndërdisiplinore që tejkalojnë kufinjtë e tradicionales.
u krijua një faqe interneti mbi integritetin akademik, si udhërrëfyes për studentët në mënyrë që ata që zhvillojnë dhe promovojnë parimet e integritetit akademik