Në 53 vjetorin e themelimit të UP-së Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizon takim pune për zhvillimin e praktikave të avansuara të vlerësimit

20 Shkurt 2023
SHARE

A ka mënyrë më të mirë të shënimit të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës se sa të punohet drejt zhvillimit të praktikave të avasuara të vlerësimit? 

Stafi mësimdhënës nga Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyore, Fakulteti i Mjekësisë si dhe i Ekonomisë u takuan për të punuar drejt një udhëzuesi ku do të përfshihen metodat më të reja edhe më efektive të vlerësimit të studentëve, përmes të cilave jo vetëm që do të vlerësohet dija e studentëve por edhe do te mundësohet zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësive të tjera që janë të nevojshme për tregun e punës. 


Udhëzuesi është duke u krijuar si pjesë e projektit “Initiating transformation of assessment and establishing academic integrity practices at the University of Prishtina”, sponzorizuar nga Ambasada e SHBA-ve, administruar nga KUSA dhe implementuar nga Departamenti i Gjuhes dhe Letersise Angleze.