UP-ja funksionalizon modulin për shkarkimin online të vërtetimit të studentit

25 Janar 2023
SHARE

Vetëm gjatë vitit 2022, mbi 35 mijë vërtetime që dëshmojnë statusin e studentit janë lëshuar nga zyrat e shërbimit studentor të Universitetit të Prishtinës. Përmes modulit më të ri të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), ky dokument nga tani e tutje mund të shkarkohet online nga secili student, përmes llogarive personale studentore në SEMS.

Me anë të këtij moduli, studentët do të mund të pajisen me vërtetim të studentit, në tri gjuhë, në pak minuta.

Për të lehtësuar procesin e pajisjes me këtë dokument, UP-ja ka përgatitur një manual, i cili shpjegon hapat që duhet të ndiqen. Manualin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Për më shumë informata, ju mund të kontaktoni shërbimin studentor në email adresën: [email protected]ose përmes të dhënave kontaktuese të fakulteteve përkatëse: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,34/