Në Fakultetin e Filologjisë u mbajt ligjërata “Orientalizmi dhe identiteti shqiptar”

25 Tetor 2022
SHARE

Në kuadër të forumit “1001 fjalime për OksOrientin” sot në Fakultetin e Filologjisë u mbajt ligjëratë e organizuar nga Departamenti i Orientalistikës me temën “Orientalizmi dhe identiteti shqiptar”. Ligjërues ishte profesori nga Universiteti i Tiranës, prof. asoc. dr. Enis Sulstarova. 

 

Në këtë ligjëratë u fol për identitetin shqiptar dhe raportin e tij me supozimet orientaliste. Ndër të tjerash u diskutua se, a mundet identiteti shqiptar të çlirohet prej supozimeve orientaliste dhe cili do të ishte roli i Orientalistikës shqiptare.

 

Në ligjëratën e sotme u theksua edhe rëndësia e Orientalistikës mbi studimin e kulturës dhe popujve te Lindjes, duke shpresuar që orientalistët do të sjellin më shumë përfaqësime nga kultura e Lindjes perms perkthimeve, diskutimeve.