Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze mirëpret studentët e vitit të parë

04 Tetor 2022
SHARE

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze mirëpriti me entuziazëm studentët e vitit të parë duke i njoftuar me stafin, programin dhe hapësirat e Departamentit si dhe duke i këshilluar ata për një vit sa më të mbarë akademik. Studentët paraprakë të këtij Departamenti po ashtu ndanë përvojat e tyre gjatë studimeve dhe këshilluan studentët e rinj, duke u mundësuar kështu studentëve të vitit të parë të marrin informata edhe nga stafi akademik por edhe nga kolegët e tyre që veq kanë përfunduar rrugëtimin Baçelor. 

 

Këtë vit u promovua edhe Udhëzuesi për studentët e vitit të parë, i përgatitur nga studentët e Departamentit në partneritet me stafin për t’ua bërë studentëve të vitit të parë më të lehtë kalimin në arsimin e lartë. Për të parë udhëzuesin, klikoni në vegëzën më poshtë: 

 

https://www.scribd.com/document/598262812/The-First-Year-Student-Guidebook