Hapet Shkolla verore DAAD Go East në Departamnetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë

14 Shtator 2022
SHARE

Sot, më 13.09.2022, në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane u hap Shkolla verore DAAD Go East në të cilën po marrin pjesë studentë nga universitete të ndryshme gjermane dhe studentë kosovarë. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Dekanja e Fakultetit të Filologjisë së UP, atasheu për kulturë i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, lektorja e DAAD dhe mësimdhënës nga Departamenti, të cilët e theksuan rëndësinë e shkëmbimeve të tilla për njohjen e vendit, krijimin e urave komunikuese dhe për ndërkombëtarizimin e universitetit.   

Shkolla verore do të zgjasë deri më 25 shtator 2022. Gjatë dy javëve pjesëmarrësit do të dëgjojnë ligjërata për fusha të ndryshme, do të vizitojnë institucione të ndryshme aktive në fuqizimin shoqëror e ekonomik të Kosovës, do të vizitojnë lokacione të ndryshme në Kosovë.