Mbahet konferenca e 8-të vjetore e studentëve të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit të Filologjisë

22 Qershor 2022
SHARE

Më 16 qershor 2022 në Fakultetin e Filologjisë u mbajt konferenca e 8-të vjetore e studentëve të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze A dialogue with the past: exploring culture, history and tradition within community”. Studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsi Angleze, nën mentorimin e Prof. Ass. Dr. Blerta Mustafa, eksploruan aspekte të ndryshme të jetesës në Kosovë përmes historisë gojore, të cilat përvoja dhe rezultate i prezantuan në këtë konferencë. Përvojat e ndara nga kultura, historitë e traditat nxitën plot emocione tek pjesëmarrësit. Dekanja e Fakultetit, pr.dr. Lindita Rugova, përmes një fjale rasti i përgëzoi studentët dhe profesoreshën e lëndës për punën e mrekullueshme.