Dy profesoresha të Universitetit të Caen-Normandie, Francë, po mbajnë ligjërata për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge në kuadër të marrëveshjes Erasmus +

15 Mars 2022
SHARE

Në kudër të marrëveshjes Erasmus+ për mobilitet me Universitetin Caen-Normandie, Francë, profesoreshat Anne Prunet dhe Marie-Hélène Boblet nga ky universitet do të qëndrojnë prej 14 -18 mars 2022 në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge. Pofesoreshat në fjalë do të mbajnë ligjërata nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë në sallën Idriz Ajeti të fakultetit të Filologjisë. Ky është një rast shumë i mirë për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge, posi që përveç ligjëratave janë paraparë takime të ndryshme me studentët në Qendrën Universitare Frankofone dhe në departament të frëngjishtës, në mënyrë që të diskutojnë rreth çështjeve të ndryshme dhe mundësive të shumta për studime potenciale në Francë.