U mbajt workshopi me temën “Gjermanishtja si gjuhë e profesionit” në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë

21 Nëntor 2021
SHARE

Nga data 15.-19.11.2021 në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë u mbajt workshopi me temën “Gjermanishtja si gjuhë e profesionit”. Pjesëmarrës në këte workshop ishin studentët e nivelit master të këtij departamenti, studentët e Universitetit Teknit të Berlinit, të Universitetit të Zagrebit dhe të Universitetit të Prizerenit. Workshopi u mbajt nga Anna Malena Pichler nga Universiteti Teknik i Berlinit. Përvec saj, një ligjëratë të posaçme mbajti edhe profesor dr. Torten Roelke, po ashtu nga Universiteti Teknik i Berlinit. Në kuadër të këtij workshopi u organizuan edhe vizita nëpër institucione të ndryshme, në të cilat gjermanishtja ka një rol të vecantë si gjuhë e profesionit.

Në përmbyllje të workshopit sot, më 19.11.2021, nën moderimin e lektores së DAAD-së dr. Habil. Ellen Tichy u mbajt një panel diskutimi në ambientet e Fakultetit të Filologjisë. Në panel për këtë temë diskutuan prof. dr. Ulrich Steinmüller nga Universiteti Teknik i Berlinit, znj. Nora Hasani, Drejtoreshë e OEGJK-së, prof.asoc.dr. Milote Sadiku, prodekane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë në Fakultetin e Filologjisë dhe dy studentë të nivelit master të Universitetit të Teknik të Berlinit. Përfundimet që u nxorën nga ky diskutim ishin sidomos nevoja e madhe e bashkëpunimit në mes të universitetit dhe sektorit të biznesit në kosovë, në mënyrë që të shihen kërkesat dhe potenciali për zhvillimin e kompetencave të të diplomuarve nga Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë gjermane. Përveç kësaj u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Universitetit Teknitk të Berlinit dhe Universitetit të Prishtinës.