NJOFTIM - lidhur me zbatimin e masave për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19

13 Shtator 2021
SHARE

Mbështetur në Vendimin me nr. 01/35, datë 12.9.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e Rektoratit të UP-së, obligohen personeli, studentët dhe palët e treta, që me rastin e hyrjes në objekt të prezantojnë tek nëpunësi i sigurimit fizik, njërën nga dëshmitë e poshtëshënuara:

1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antritrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve);

4. Testi i shpejtë antigjen jo më i vjetër se 48 orë.

Personeli i sigurimit obligohet dhe mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e zbatimit të kërkesave të lartpëmendura, që dalin nga Vendimi me nr. 01/35, datë 12.9.2021 i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e Rektoratit të UP-së. Lidhur me çdo pengesë të mundshme lidhur me zbatimin e masave, duhet njoftuar menaxhmenti i fakultetit.