UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22

06 Gusht 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6247 studentë të rregullt.

Aplikimi online nis nga sot, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021, në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!