Donacion nga Ambasada e Australisë në Zagreb

24 Qershor 2021
SHARE

Sot në Fakultetin e Filologisë u dorëzua donacioni i librave të Ambasadës Australine në Kroaci (Zagreb), 4 pako që kanë arritur me postë, kryesisht literaturë për letërsi, për studentët e Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze. 

Dekanja e Fakultetit, Prof.dr.Linditë Sejdiu Rugova ia dorëzoi librat shefes së departamentit, dr. Blerta Mustafa dhe e informoi për bashkëpunimin që është iniciuar ndërmjet fakultetit dhe ambasadës australiane në Zagreb.

Anglishtja e Australisë është njëra nga varietetet sociokulturore të anglishtes që përdoret kryesisht në kontinentin australian.