Takim virtual me Departamentin e Gjuhës dhe letërsisë gjermane

22 Qershor 2021
SHARE

Departamentit i Gjuhës dhe letërsisë gjermane (UP) organizoi takim virtual në kuadër të Ditëve të gjuhës gjermane. U prezantua programi e studimeve BA “Gjuhë dhe letërsi gjermane” dhe dy programet MA “Gjuhë dhe letërsi gjermane” dhe “Gjermanishtja si gjuhë e huaj” nga prof. Vjosa Hamiti. Lektorët e DAAD dhe OEAD – Dr. Ellen Tichy dhe Mag. Verena Walzl prezantuan projektet që i realizojnë në bashkëpunim me departamentin, si konkursi i fotografive “Gjurmët gjermane në Kosovë”, projekti i teatrit “Bleiben oder gehen”, shkolla verore  “Kosova, një vend në tranzicion”, klubi i leximit etj. Përfaqësuesit e Zyres për marrëdhënie me jashtë të UP-së prezantuan marrëveshjet ERASMUS+ me universitetet në Gjermani dhe Austri dhe bursat që u ofrohen studentëve të UP-së. Studentët Brisilda Kaciu, Elona Rexhepi, Arbnora Bajraktari dhe Ajdina Metanovic ndanë me pjesëmarrësit përvojat e tyre si pjesëmarrëse në projekte ose si bursiste.