Takim me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës

21 Qershor 2021
SHARE

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Universitetit të Prishtinës organizon më 22.06.2021 takim virtual me të gjithë të interesuarit.

Ejani të informoheni për

 

• programet e studimeve BA dhe MA

• projektet që organizohen nga lektorët e DAAD dhe OEAD për studentët tanë

• bursat ERASMUS+ për universitetet e vendeve gjermanishtfolëse ku mund ta përfundoni një semester

Do të keni mundësi të bashkëbisedoni me mësimdhënësit e departamentit, me lektorët gjerman (DAAD) e austriak (OEAD) të cilën punojnë në këtë department dhe me përfaqësuesit e Zyres për Marrëdhënie me Jashtë të UP. Poashtu studentët tanë do t’ju njoftojnë për përvojat e tyre në univeritetet gjermane ku kanë qëndruar me bursa dhe në projektet e ndryshme që janë organizuar me ta.

 

Mirë se vini!