Vlerësimi i programeve studimore të Fakultetit të Filologjisë nga ekspertët ndërkombëtarë

15 Prill 2021
SHARE

Pesë programe të Fakultetit të Filologjisë të nivelit bachelor dhe master janë vlerësuar të enjten nga ekspertët ndërkombëtarë, në kuadër të procesit të riakreditimit të tyre. Ekspertët e përzgjedhur nga Agjencia Kosovare e Akreditimit kanë realizuar takimet virtuale me menaxhmentin e fakultetit, me prorektorin për zhvillim dhe cilësi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. ass.dr. Elton Bahtiri, si dhe me bartësit e programeve, stafin, studentët, të diplomuarit dhe përfaqësuesit e tregut të punës. Vlerësimi për programet ka kaluar në frymën e diskutimeve rreth ngritjes së cilësisë dhe sfidave të mësimdhënies dhe mësimnxënies, sidomos tash gjatë pandemisë kur mësimi është duke u realizuar në distancë.