Njoftim për vazhdimin e afatit për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2020/2021

25 Janar 2021
SHARE

 

1.   Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma dhe PhD) se afati për regjistrim të semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga  data  25.01.2021 deri më datë 05.02.2021, në orën 15:30.

 

2.   Studentët të cilët kanë obligime financiare të papaguara nga vitet paraprake, obligohen që përveç semestrit dimëror të vitit akademik 2020/21, të paguajnë edhe borxhet e papaguara.

 

3.   Në këtë fazë të regjistrimit të semestrit dimëror, lejohet edhe paraqitja e temave të diplomës për studentët të cilët proceduralisht janë në këtë fazë.

 

4.   Studentët e nivelit të studimeve të doktoratës të pranuar në vitin akademik 2020/21, gjithashtu janë të obliguar që të kryejnë procedurat e regjistrimit të semestrit dimëror 2020/21.

 

5.   Regjistrimi i semestrit veror 2020/21:

      Afati për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2020/21, do të jetë i hapur nga data 08.02.2021 deri me datë 19.02.2021 dhe do të vlejë vetëm për studentët të cilët e kanë regjistruar paraprakisht semestrin dimëror të vitit akademik 2020/21.

 

 

Prishtinë, 25.01.2021

 

                                                                                                                        DEKANATI