Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Filologjisë dhe DKA-së të Prishtinës

21 Janar 2021
SHARE

 Në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë sot u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit mbi implementimin e praktikës profesionale në shkollat e komunës së Prishtinës ndërmjet Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përfaqësuar nga Dekanja e fakultetit prof.dr. Lindita Rugova, dhe Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, përfaqësur nga Drejtorja e Drejtorisë MA Shpresa Shala. Ky Memorandum i bashkëpunimit ka për qëllim zyrtarizimin e bashkëpunimit për implementimin e praktikës profesionale në shkolla të studentëve të Fakultetit të Filologjisë. Mësimi praktik për mësimdhënësit e ardhshëm është komponent shumë i rëndësishëm në formësimin dhe profesionalizimin e tyre.
Memorandumi është shprehje e vullnetit të dyanshëm për bashkëpunim në mes të Fakultetit të Filologjisë dhe autoriteteve komunale të arsimit për implementimin e praktikës profesionale për mësimdhënësit e ardhshëm.
Të pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit ishin edhe prodekanja për sigurim të cilësisë e Fakultetit të Filologjisë, Prof.asoc.dr. Milote Sadiku, dhe Fatos Osmani, zyrtar i DKA-së së Prishtinës. Në këtë takim ndër tjerash u bisedua edhe për mundësitë e tjera për bashkëpunim të ndërsjellë.

 foto2.jpg