NJOFTIM

11 Janar 2021
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Filologjisë se paraqitja e provimeve për afatin e janarit 2021 bëhet nga data 12.01.2021 deri me 18.01.2021, në orën 16:00.

Luten të gjithë studentët që ta respektojnë afatin për paraqitjen e provimeve.

Studentët e vitit të parë, të cilët për herë të parë do ta përdorin SEMS-in për paraqitjen e provimeve, nëse kanë probleme ose paqartësi në procesin e paraqitjes së provimeve, luten që të drejtohen te Shërbimi i Studentëve: te zyrtarët përkatës apo te zyrtari i IT-së.

Luten të gjithë studentët absolventë të cilët duan të diplomojnë në afatin e janarit, të lajmërohen në Shërbimin e Studentëve për t’i verifikuar provimet dhe për ta kompletuar dosjen, në mënyrë që të pajisen në kohë me certifikatë dhe diplomë.



                                                                                                            DEKANATI



Prishtinë, më 11.01.2021