NJOFTIM
PANAIRI I EDUKIMIT "STUDIONI NË FRANCË", edicioni i tretë
Datë: 1 dhjetor 2020
Ora: 10:00 - 18:00
Në: https://tourneebalkanskosovo.com
Zbuloni mundësitë e studimit në Francë!
Nëse planifikoni për të studiuar jashtë vendit, bashkohuni me ne në edicionin e tretë të Panairit të Edukimit. Njoftohuni me universitetet frankofone, programet e studimit në gjuhën frënge dhe atë angleze në shkallet: BA, MA dhe PhD dhe zbuloni pse Franca është një nga destinacionet më të njohura të studimit jashtë vendit!
Vizitoni platformën https://tourneebalkanskosovo.com dhe planifikoni studimet tuaja të arsimit të lartë në Francë. Ju do të keni mundësi të flisni me përfaqësues nga institucione frankofone pjesëmarrëse, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t'ju ofrojnë informata të vlefshme.
Përdore mundësinë virtuale të ndërlidhjes me universitetet frankofone.
Ju mirëpresim!