NJOFTIM

25 Nëntor 2020
SHARE

Njoftohen studentët e Fakultetit të Filologjisë se paraqitja e provimeve për afatin plotësues të nëntorit do të bëhet prej datës 30.11.2020 deri me datë 02.12.2020, në orën 16:00.

 

I.     Provimet do të mbahen gjatë tri (3) fundjavëve të para të muajit dhjetor 2020.

II.   Studentët kanë të drejtë t’i paraqesin deri në dy (2) provime, ndërsa provimet e dhëna gjatë këtij afati nuk mund të llogaritet për kusht apo për fitim të së drejtës për bursë universitare.

III. Provimi i diplomës mund të paraqitet vetëm brenda numrit të lejuar të provimeve për paraqitje (pra, një provim dhe provimi i diplomës). Në të kundërtën do të konsiderohet si provim i tretë dhe nuk do të lejohet për paraqitje.

IV.  Paraqitja e provimit të diplomës nënkupton se studenti paraprakisht i ka përfunduar të gjitha obligimet dhe ndjekur të gjitha procedurat që parashihet me rregulloren përkatëse të studimeve.

 

 

 

DEKANATI